Ballina Aktualitet Ndalimi i Fredi Belerit për kandidim në Himarë, Ministria e Jashtme greke...

Ndalimi i Fredi Belerit për kandidim në Himarë, Ministria e Jashtme greke reagon kundër Shqipërisë

Ministria e Jashtme greke ka publikuar një reagim lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 20 qershorit të Fredi Belerit.

Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtmë greke.