Ballina Showbiz Ndahet Ronela Hajati dhe Young Zerka?

Ndahet Ronela Hajati dhe Young Zerka?

Lidhja e këngëtares Ronela Hajati me kolegun e saj Young Zerka ka qenë një ndër më të komentuarat, nga publiku.

Çifti asnjëherë nuk e ka konfirmuar lidhjen e tyre, por detajet kanë bërë që ata të përfliten gjithmonë.

Kënga e Ronelës “Vuj” i shtoi edhe më tepër dyshimet, pasi thanë se i dedikohet reperit.

Por një veprim i këngëtares i ka dhënë fund thashethemeve.

Ronela ka shpërndarë ditën e sotme këngën e re “Smile” të Young Zerkës në Instastory, të cilën e ka shoqëruar me zemra, duke treguar kështu se çdo gjë mes tyre po shkon më së miri.