Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku e ish-deputeti në Durrës, ishte prekur nga COVID-19

67

Ish-deputeti i qarkut të Durrësit, Nevruz Çela është ndarë nga jeta.

Mësohet se Çela ishte infektuar me Covid-19 pak ditë më parë.

Çela njihet si një ndër njerëzit më të respektuar në qytetin bregdetar.

Ai njihet si kryebashkiaku i parë i Durrësit pas rënies së regjimit komunist. Më tej ai u zgjodh deputet i këtij qyteti, si pjesë e PD.

Lajmin për shuarjen e tij e bëri publik edhe Oerd Bylykbashi, përmes një dedikimi në Facebook.

“U nda nga jeta z. Novruz Çelai. U nda pergjithmone nga familja, nga miqte e tij, nga demokratet dhe nga durrsaket. Iku duke lene pas dhimbjen dhe boshllekun tek te afermit, por edhe kujtimin per nje dedikim maksimal dhe me nder per qytetin tone, por edhe per vendin. Iku duke lene pas modelin e qytetarit durrsak qe duhet te kete çdokush qe vendos te banoje ne kete qytet”.

“Nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist qe nuk kerkoi lavde por dha kontribut dhe sakrifice, la gjurmen e intelektualit dhe demokratit te qete e te mençur. Ndaj sot lajmi i largimit te tij nga jeta eshte nje humbje jo vetem per familjen e tij, por edhe per qytetarine durrsake dhe per demokratet e Durresit”.

“U prehte ne paqe dhe i perjetshem kujtimi i tij!”, shkroi Bylykbashi.