Ndahet nga jeta Hazbi Kasaj, kandidati për kryebashkiak që do të hapte shtëpitë publike

54

Shumë e mbajnë mend, kandidatin për deputet i cili kërkonte votat me mallkime.

“Ju daltë kanceri mu në grykë”, tha në vitin 2009, Hazbi Kasaj, si mallkim për të gjithë ata që nuk e votonin.

Pavarësisht se nuk u zgjodh dot deputet, Hazbiu kandidoi për kryebashkiak dhe premtoi se do hapte bordello në zonën e Këlcyrës, Përmet dhe do legalizonte hashashin.

Ai nuk u zgjodh as kryebashkiak.

Mësohet se Kasaj ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës.