Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në facebook ndau me ndjekësit lajmin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD-së në Patos dhe njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat, Luan Mustafajit.

Njoftimi i plotë: Jam i hidhëruar nga lajmi trágjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave.

Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë. Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe!