Ndahet nga jeta “babai i kumarit”, la pas një trashëgimi prej 6 miliardë dollarësh

73

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare Stanley Ho, i njohur ndryshe si “babai” i kumarit.

Super biznesmeni nga Hong Kongu, ktheu qytetin e Macau-t, në kryeqytetin e kumarit në botë si dhe la pas si trashëgimi 6 miliardë dollarë. Ho, i lindur në Hong Kong kishte patur 4 gra dhe 17 fëmijë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga vajza e tij Pansy.

Miliarderi njihet si personazhi më i famshëm i kumarit, teksa ktheu bizneset e tij në Macau në monopol të vërtetë!