Ballina Sociale Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, i vlerësuar me shumë tituj

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, i vlerësuar me shumë tituj

Aktori Luan Qerimi është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Me mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, ai ka lënë kujtime të pashlyera në mendjen e shumë artdashësve edhe pse prania e tij me role ka munguar vitet e fundit.

Aktori Qerimi ka luajtura në disa role konkretisht si: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, e shumë e shumë role të tjera.

I lindur në Lushnjë me 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.