Ballina BOTA NATO, sekretari Stoltenberg: Ushtria e Kosovës, në kohën e gabuar

NATO, sekretari Stoltenberg: Ushtria e Kosovës, në kohën e gabuar

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, NATO ka reaguar menjëherë për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit.

Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shkruan se e kundërshton vendimin e krijimit të ushtrisë në Kosovë, përkundër shqetësimeve të shprehura nga NATO.

“Sot, institucionet në Kosovë njoftuan miratimin e 3 pr.ligjeve që i hapin rrugë procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq të them se ky vendim është marrë, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Edhe pse transformimi i FSK-së është në parim një çështje e brendshme për të cilën vendos Kosova, ne e kemi bërë të qartë prej kohësh se kjo lëvizje po bëhet në kohën e gabuar.

NATO mbështet zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së nën mandatin aktual, por me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Gjithsesi, “NATO mbetet e angazhuar, përmes KFOR-it, për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë, si dhe për stabilitetin më gjerë në Ballkanin Perëndimor,” – shprehet Stoltenberg.