Ballina BOTA NATO diskuton hapat për mbrojtjen e Evropës

NATO diskuton hapat për mbrojtjen e Evropës

Gjatë bisedimeve dy ditore në Bruksel, ministrat e mbrojtjes së NATO, duke filluar nga sot do të marrin në konsideratë  hapat që do të kërkohen për të mbrojtur Evropën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe NATO akuzojnë Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore të Intermediat-Range (INF) duke zhvilluar sistemin e saj të raketave SSC-8.

Ditëne djeshme sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të kapte “mundësinë e fundit për të marrë rrugën e përgjegjshme” duke vënë në dukje se ”NATO duhet të përgatitet për një botë pa traktatin INF, ndërsa Moska po vazhdon të zhvillojë raketa SSC-8 dhe ka pajisur disa batalione me to”.

“Ne nuk synojmë të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë, por ne duhet të sigurohemi se kemi mbrojtje efektive,” – shtoi ai .