Ballina BOTA NASA zbulon forma jete në ishullin e ri Hunga Tonga

NASA zbulon forma jete në ishullin e ri Hunga Tonga

Shkencëtarët e NASA së fundmi kanë përqëndruar vëmendjen e tyre mbi një ishull të ri të quajtur Hunga Tonga Hunga Ha’apai, që u krijua pas një shpërthimi të dhunshëm vullkanik në vitin 2014.

Sipas shkencëtarëve në këtë ishull janë zbuluar edhe forma të shumta të jetës. Ishulli është një nga tre ishujt e rinj të formuar gjatë 150 viteve të fundit dhe që kanë mbijetuar më shumë se disa muaj.

“Ishulli po gërryhet nga reshjet shumë më shpejt se sa unë do të imagjinoj. Është një aspekt tjetër që është bërë shumë i qartë kur jeni duke qëndruar para këtyre pjesëve të mëdha të erozionit. Mirë, kjo nuk ishte këtu tre vjet më parë, dhe tani është thellë dy metra,” – u shpreh njëri prej studiuesve.
NASA po i kushton vëmendje erozionit të këtij ishulli pasi mund të përmirësojë kuptueshmërinë tonë për karakteristika të ngjashme në pjesë të tjera të sistemit tonë diellor, sidomos në Mars.
Ishulli lindi nga një proces shumë i dhunshëm. Pllakat u ngritën në ajër deri nëntë kilometra, duke detyruar devijime të trafikut ajror. Fillimisht iu dha një jetëgjatësi prej vetëm pak muajsh, por tani parashikohet të jetojë midis gjashtë dhe 30 vjet.