Ballina Kuriozitete NASA, shkencëtarët zbulojnë hënën e re në sistemin diellor

NASA, shkencëtarët zbulojnë hënën e re në sistemin diellor

Shkencëtarët kanë zbuluar një hënë krejtësisht të re në sistemin tonë diellor, e cila ka qenë në pjesën e fshehur të planetit të Neptunit.

Objekti i ri, i emëruar nga shkencëtarët si Hippocamp, është zbuluar nga robot të NASA-s që po fotografonin rreth planetit të Neptunit. Është hëna më e vogël e planetit, dhe sillet shumë çuditshëm, në atë mënyrë që mund të hedhë dritë mbi formën e saj.

Hëna e Hipokampit ishte kapur tashmë në imazhet e mëparshme të planetit më të afërt. Por aftësitë teknike të astronomëve nuk ishin të mjaftueshme për ta parë atë, dhe vetëm tani pas kaq kohësh është vërejtur dhe kataloguar kjo hënë e vogël.

Kur anija hapësinore Voyager 2 fluturoi përreth planetit të Neptunit në vitin 1989, zbuloi gjashtë hëna të vogla  që orbitonin përreth planetit. Secili prej tyre ishte shumë i vogël se Neptuni, ndoshta duke u formuar shumë më vonë se sa hëna më e madhe e Neptunit e quajtur Triton.

Por kërkimet e reja tregojnë se ka pasur edhe një hënë tjetër të re, e cila nuk ishte vënën re më parë. Kjo gjë bën që numri i përgjithshëm i hënave në orbitën përreth Neptunit të jetë 14 dhe zbulon të dhëna të reja për këtë planet  me përmasa të  mëdha.

Objekti  i ri u zbulua duke përdorur  teknikat e fundit të përpunimit të imazhit teknik dhe imazhe nga teleskopi Hubble Space i NASA-s, duke lejuar astronomët të shohin hënën e brendshme pavarësisht nga shpejtësia e shpejtë në të cilën ata fotografonin rreth Neptunit. Kur në vitin 2004 u bë fotografia e parë që përfshinte Hippocampin si pjesë të Neptunit, shkencëtarët kishin mungesë aftësish për të gjetur një objekt të vogël që lëvizte kaq shpejt.

Hëna e re e gjetur, u quajt nga shkencëtarët si Hippocamp, sipas krijesës së detit në mitologjinë greke. Madhësia e saj, e bën Hippocampusin si hënën më të vogël nga të 14 hënat që e rrethojnë Neptunin dhe është vetëm rreth 34 kilometra larg tij.

Hëna e Hippocamp i afrohet Proteusit, hënës më të madhe nga 14 hënat e Neptunit. Astronomët thonë se ka të ngjarë që Hippocamp është formuar nga framgente të shkëputura të përplasjes së një komete me Neptunin.