Ballina BOTA NASA dërgon në Mars robotin e misionit “InSight”

NASA dërgon në Mars robotin e misionit “InSight”

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një robot tre këmbësh, me një krah lëvizës në sipërfaqen e Marsit. Roboti pritet të zbresë në Planetin e Kuq të hënën. Ai do të jetë në gjendje të gërmojë, në një thellësi prej pesë metrash nën sipërfaqen e Tokës dhe do të dërgojë të dhëna për studime të mëtejshme nga shkencëtarët e Agjencisë Kombëtare të Hapësirës dhe Aeronautikës, NASA: – Ky do të jetë një hap i madh në misionin “InSight” të NASA-s, i cili kushton rreth 1 miliard dollarë.

“Ne kemi qenë duke udhëtuar për në Mars për rreth shtatë muaj. Kemi bërë disa prova dhe manovrime për korrigjimin e trajektores, që të arrijmë në pikën e duhur të atmosferës, në mënyrë që ulja e robotit të bëhet në vendin ku duam ne, në planetin Mars”, – thotë Tom Hoffman, Menaxher i Projektit të NASA-s.

Ulja në Mars është gjithmonë e rrezikshme, thonë shkencëtarët e NASA-s. Pjesa më e vështirë e misionit të ditës së hënë do të jetë ulja gjashtë minutëshe e automjetit që po transporton robotin.

Roboti do të gërmojë më thellë në Planetin e Kuq, sesa sondat e tjera para tij, në qoftë se shkëputja e tij nga automjeti ulës është e suksesshme.
Misioni i “InSight” në Mars mund të zgjasë të paktën dy vjet.
Të dhënat që ai do të mbledhë do të dërgohen në Tokë, ku do të studjohen nga shkencëtarët e NASA-s.