Ballina Showbiz “Narcos” shkon në Meksikë

“Narcos” shkon në Meksikë

Filmi “Narcos Messico”, do të ketë një sezon të dytë. Seriali, që debutoi në muajin Nëntor në platformën “Netflix”, bëri për vetë kritikën ndërkombëtare.

Filmi është një vazhdimësi e historisë se perandorisë së trafikut prodhimit të drogës. Tre sezonet e parë u zhvilluan kryesisht në Kolumbi.

Sezoni i katërt do të tregojë një Kartel të ri droge dhe lulëzimin e tregtisë së kokainës në një vend tjetër, Meksikë. Pjesa më e madhe e xhirimeve do të bëhen në Mexico dhe do të jetë Karteli Guadalajara.

Ky kartel është përzgjedhur sepse përfaqëson fillimin e tregtisë moderne të kokainës në Meksikë. Aktori meksikan Diego Luna ka rolin e protagonistit së bashku me aktorin amerikano-meksikan, Michael Pena.