Najada Çomo në polici, denoncon 28 vjeçaren:”Më merr në telefon 20 herë në ditë”

186

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka denoncuar në polici një shtetase e cila e ka shqetësuar me telefonata të shumta.

Sipas mediave çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i Policisë në Tiranë i cili ka referuar materialet në prokurori.

Autorja, një vajzë 32-vjeçare nga Berati, që nga 28 janari e telefonon mjeken mbi 20 herë në ditë duke e ofenduar.

Arsyeja e këtyre telefonatave ishte një i afërm me COVID që trajtohej nga Çomo.

Thirrjet telefonike dashakeqëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.