Najada Çomo ndryshon pamje! Nuk njihet me ngjyrën e re të flokëve!

151

Najada Çomo, një ndër figurat më të diskutuara në ditët e sotme për shkak të rolit kyç në luftën kundër koronavirusit njihet gjithashtu për “look-un” e veçantë.

Mjekja i ka flokët e kuqe, tipar dallues për të, por duket se ka vendosur të ndryshojë pamje.

Pamje me të cilën shumë njerëz nuk po mësohen dot!

E ftuar në emisionin e Alketa Vejsiut, mjekja u shfaq ndryshe, gjë që habiti edhe të vegjëlit që duhet t’i drejtonin pyetje.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.