Ballina Aktualitet Mynyr Koni, duke mos firmosur shkarkimin tim, Meta mbrojti autonominë universitare

Mynyr Koni, duke mos firmosur shkarkimin tim, Meta mbrojti autonominë universitare

Një ditë pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, reagon për mediat. Koni shprehet se Meta duke mos nënshkruar shkarkimin e tij ka mbrojtur autonominë universitare.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke mos firmosur shkarkimin tim, mbrojti autonominë universitare. Mua më mbështesin shumica e kolegëve. Kam kontribuar dhe do të kontribuoj për arsimin shqiptar. I kam shërbyer dhe do i shërbej institucionit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Koni.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni u pezullua nga detyra nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Presidenti i Republikës Ilir Meta rrëzoi me dekret një ditë më parë, propozimin e qeverisë për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.