Ballina Showbiz Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, vendtakimi i të rinjve me artin

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, vendtakimi i të rinjve me artin

Projektet e ndërmarra kohët e fundit nga institucionet përkatëse mbi edukimin dhe informimin e të rinjve çdo ditë e më shumë po i afrojnë ata me artin dhe kulturën.
Këto programe kanë qëllim që brezi i ri të njohë vlerat dhe historinë e vendit tonë duke kryer vizita dhe orë mësimore pranë vendeve që tregojnë historinë dhe të kaluarën e vendit tonë.

Programi ”Edukimi Mbi dhe Përmes Kulturës” i cili është nisëm e Ministrisë së Kulturës po zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë për ti njohur më ngfa afër me vlerat dhe kulturën e vendit tonë.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë përgjatë gjithë javës që shkoi dhe në këtë fillim jave është shndërruar në vendtakimin e nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Korçës.
Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit dhe nga punonjësit e muzeut kanë parë nga afër dhe kanë mësuar mbi historinë dhe vlerat e ikonave të rralla që gjenden në këtë muze.

Në këtë muze përfshihet një koleksion privat origjinal në të cilin gjenden objekte historike, kulturore dhe artistike që i përkasin periudhës mesjetare, kryesisht bizantine dhe post-bizantine.

Një nga ikonat më të famshme të kohës bizantine është Arkanalja Mikael, e njohur edhe si “Mona Lisa e Ballkanit”.