Ballina Aktualitet Muzeu Historik Kombëtar, çelet ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”

Muzeu Historik Kombëtar, çelet ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”

“Kruja dhe Skënderbeu” titullohet ekspozita e çelur mesditën e sotme në Muzen Historik Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në ekspozitë prezantuan punimet e tyre mbi heroin kombëtar Skënderbeun, si dhe peizazhe nga qyteti i Krujës, 54 piktorë nga Shqipëria,Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më gjashtë dhjetor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.