Ballina LAJME Musa Baculi, do të niset për kurim të specializuar jashtë vëndit

Musa Baculi, do të niset për kurim të specializuar jashtë vëndit

“Shqiptarët e bënë pjesën e parë. U mblodh shuma që Musai të rehabilitohet në një nga spitalet më të mirë për fëmijët. Ne do lutemi për Musanë. Nga ty presim vetëm lajme të mira, duam që të komunikosh me djalin tënd, ai është drita e syve të tu. Zoti para, ne mbrapa” – thotë Elvisi.

Historia e djalit 15 vjeçar Musa Baculi ka prekur mijëra shqiptarë që e panë të dergjur në shtratin e spitalit të Shkodrës në gjendje vegjetative. Emisioni i shqiptarëve, i cili javën e kaluar u zhvendos në Hamburg të Gjermanisë bëri vërtetë mrekullinë për adoleshentin.

Elvis Naçin dha një lajm shumë të mirë për Musain. Ai tha në studio se shqiptarët u bënë bashkë dhe i mblodhën shumë shpejt paratë e nevojshme. Brenda pak ditëve u shpreh Elvisi Musai dhe nëna e tij do të shkojnë në Xhenova të Italisë, pasi shuma e parave për rehabilitimin e tij të plotë është mbledhur falë zemrës së madhe të shqiptarëve. Një lajm i mrekullueshëm që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë për Musain. Historia e Musait pushtoi rrjetet sociale për javë të tëra dhe pati impakt të jashtëzakonshëm dhe lumë komentesh me mesazhe mbështetëse online.