Murrizi komenton gafën e SPAK, “Mos u çoni formularë të vdekurve në Durrës, merruni me të gjallët”

77
Gjatë seancës së sotme parlamentare mes diskutimeve për koronavirusin dhe gjendjen në vend, ka patur diskutime edhe për Operacionin “Forca e Ligjit”.

Kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi ka reaguar pas gafës së SPAK që çoi kërkesë për vetëdeklarim pasurie në adresë të dy personave që tashmë nuk jetonin më.

Kjo ngjarje ndodhi, kur u dorëzuan formularët e vetëdeklarimeve për ish-të dënuarit në Durrës.

Murrizi i bërë thirrje SPAK të dërgojë formularë vetëdeklarimi te ministrat që sipas tij po abuzojnë me tendera në kohë pandemie.

“Është turp për një institucion të kësaj drejtësie, u çon urdhër arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët. SPAK të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere” tha Murrizi gjatë fjalës së tij!