Ballina SPORT Murinjo “godet” Milanin, ofertë zyrtare për objektivin e kuqezinjve

Murinjo “godet” Milanin, ofertë zyrtare për objektivin e kuqezinjve

Mançester United është gati të bëjë një merkato shumë cilësore në janar, për shkak se në muajt e verës mbetën mbrapa rivalëve sa i takon transferimeve. Zhoze Murinjo kërkon të përforcojë medoemos mbrojtjen dhe objektivi i tij është Diego Godin, për të cilin ka ofruar plot 20 milionë euro.

Sipas “Calciomercato”, Godin është një objektiv i Milanit në verë dhe mbrojtësi mund të shkojë në Milano si një transferim me parametra zero.

Alesio Romanjoli, Matia Kaldara dhe Mateo Musakio janë të gjithë të dëmtuar, që do të thotë se Milani ka nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes.