Ballina Showbiz Murat Boz dhe Asli Enver i japin një mundësi tjetër lidhjes së...

Murat Boz dhe Asli Enver i japin një mundësi tjetër lidhjes së tyre

Bëri bujë në media kur çifti i njohur i aktorëve turq Murat Boz dhe Asli Enver vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Teksa të gjithë prisnin një datë të ceremonisë martesore, vendimi i dy aktorëve ishte suprizues. Ata vendosën t’i thonin lamtumirë njëri-tjetrit pas një marrëdhënie të gjatë prej gati tri vitesh.

Sipas raportimeve, ishte Asli ajo që ishte larguar nga shtëpia e para, duke marrë me vete të gjithë sendet e saj.

Mirëpo, së fundmi, aktorja dhe këngëtari i kanë dhënë një shans tjetër lidhjes së tyre. Sipas “Enn Magazine”, miqtë e ngushtë të çiftit kanë qënë ata që kanë këmbëngulur që ata të uleshin të paktën edhe njëherë në tavolinë e të diskutonin për marrëdhënien e tyre. Duket se ata kishin të drejtë, pasi Asli dhe Murat vendosën t’i hidhnin pas krahëve e të mos humbnin historinë e tyre të bukur të dashurisë.

Asli dhe Murat qëndruan rreth shtatë muaj të ndarë.