Ballina Uncategorized Mundje, dy shqiptarë shpallen kampionë të Ballkanit

Mundje, dy shqiptarë shpallen kampionë të Ballkanit

Mundësat shqiptarë Eriglen Prizreni dhe Paris Krepi janë shpallur Kampionë të Ballkanit 2018, në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, të mbajtur në Pallatin e Sportit në Tiranë në datat 1-4 nëntor.

20-vjeçari nga Prizreni ka mposhtur maqedonasin Vejseli në kategorinë 65 kilogram duke siguruar kështu medaljen e Kampionit të Ballkanit.

Ndërsa Krepi mposhti turkun Karablulut në kategorinë 125 kilogram. Një arritje historike për mundësat shqiptar, të cilët arritën të bëjnë krenarë të pranishmit në Pallatin e Sportit dhe jo vetëm.

Presidenti Martin Biba e ka uruar 2 kampionët e Ballkanit.

“Urime Kampioni i Ballkanit 2018 Eriglent Prizreni! Urime mundja shqiptare, urime Shqipëria. Drejt rikonfirmimit Kampioni jonë Paris Karepi! Fitore e bukur me kundërshtarin Turk! Urime dhe suksese Kampion, duam medalje Ari!”, shkruan presidenti i mundjes.