Ballina LAJME Muaji i shenjtë, Çiljeta Xhilaga mbulohet me shami!

Muaji i shenjtë, Çiljeta Xhilaga mbulohet me shami!

Ka nisur muaji i Ramazanit dhe besimtarët do të agjërojnë plot një muaj nga agimi deri në perëndimin e diellit. Çiljeta Xhilaga është një personazhet që do të agjërojë në këtë muaj të shenjtë.

Në postimet e saj këngëtarja shfaqet e mbuluar me shami dhe ka treguar se do të jetë një grua e vërtetë myslimane. Ajo mezi e ka pritur këtë muaj dhe u ka uruar agjërim të mbarë të gjithë besimtarëve.

“Para pak ditësh u takova me një njeri të madh të besimit islam dhe biseda për Allahun erdhi natyrshëm. Ai më tha: Allahu na ka dhënë 12 muaj për të jetuar dhe shijuar si duan, pse ti më tha, një muaj mos t’ja dedikosh atij. Allahu më tha, të ka dhënë 24 orë, ça të kushton 1 orë t’ja dedikosh atij, duke falur 5 vakte të cilat zgjasin të 5-ta sa 1 orë bashkë? Fiilova të mendohem dhe thashë pse jo? Çfarë më kushton? Asgjë. S’më kushton asgjë të rri 1 muaj pa ngrënë rregullisht, s’më kushton asgjë të mos rri në kafe. Në kokë më kaloi mendimi i cigares dhe doja të justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart të punëve të shumta, si çdo vit tjetër. Gjeja mijëra arsye dhe gjithmonë çdo vit mbaja vetëm 10 ditëshin e fundit. Por këtë herë është ndryshe, ta mendosh ZOTI na jep kaq të mira dhe më ka bekuar me kaq gjëra të mira në jetë, ndaj s’më kushton asgjë as mua, as juve. Unë personalisht po e shijoj si një grua e vërtetë myslimane, po e zbatoj sipas rregullave islame këtë muaj të Madhërishëm dhe shijuar më shumë kënaqësi pa dalë dhe shumë jashtë vetes time, spontanitetit apo lirshmërisë. “