Ballina Stil / Modë MTV EMA, Dua Lipa shpallet artistja më e mirë e muzikës pop

MTV EMA, Dua Lipa shpallet artistja më e mirë e muzikës pop

Bukuroshja me origjinë nga Prishtina, tashmë e njohur si këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ishte ndër emrat kryesorë të yjevë që tërhoqi më së shumë vëmendje mbrëmë në Spanjë.

Gjatë ndarjes së çmimeve të MTV EMA, Dua Lipa në ceremoninë e djeshme u shpall si artistja më e mirë e muzikës pop dhe nuk u përfol vetëm për çmimin, por edhe për pamjen mjaft tërheqëse.

Para ndarjes së çmimeve, ylli 23-vjeçar i muzikës është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq, me një veshje me lule plot ngjyra e jetë duke ekspozuar më së miri pamjen e saj joshëse.