Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu njoftoi sot se nuk do të ketë asnjë ndryshim të masave kufizuese që po aplikohen aktualisht.
Manastirliu pohoi se është konfirmuar nga Turqia se mutacioni britanik është prezent në Shqipëri.
Lidhur me masat kufizuese, Manastirliu tha se nuk ka nevojë të thellohen pasi ka ulje të qëndrueshme të rasteve të reja me Covid-19.
Ajo megjithatë pranoi se ka shumë vdekshmëri dhe rritje shqetësuese të shtrimeve në spitale.