Mozzik-ut i vjedhin e shkatërrojnë studion:”O njerëz të ligj!”

45

mozzik Archives - Revista WhoMozzik, reperi i njohur është përballur me një episod të pakëndshëm, duke qenë se është grabitur ditën e sotme studioja e tij.

Në një postim në Instastory, ai ka publikuar fotot e studios ku dallohen xhamat e thyer.

Reperi ka ndarë edhe një mesazh për personat që e kanë bërë këtë gjest të ulët, duke i këshilluar të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”- ka shkruar me ironi Mozzik.