Ballina KULTURË “Mowgli i Xhunglës”, versioni i ri i 2019 nga Serkis

“Mowgli i Xhunglës”, versioni i ri i 2019 nga Serkis

Regjisori dhe aktori britanik Andy Serkis e merr “Librin e Xhunglës”, dhe me të ndërton një version të fortë dhe të errët, duke i qëndruar besnik përmbajtjes së veprës së Rudyard Kipling.

“Mowgli i Xhunglës” është historia e djalit të vogël të rritur mes ujqërve, i cili i përket botës kafshërore, por që nuk mundet t’i mohojë rrënjët e tij njerëzore; kësisoj stërmundohet për të gjetur një vend në një tokë plot sfida, që i vijnë qoftë nga bota e origjinës, qoftë nga ajo që e ka adoptuar.

Ky film ka hyrë në histori si film vizatimor, i prodhuar nga Disney në vitin 1967, me kolonën e tij zanore dhe personazhet e adhurueshëm, duke fituar zemrat e miliona spektatorëve në të gjithë botën.

Kafshët tek subjekti i Mowglit janë rindërtuar. Christian Bale luan panterën “Bagheera”, Benedict Cumberbatch është tigri i keq “Shere Khan”, Cate Blanchett luan gjarprin “Kaa”, Peter Mullan është “Akela” kryetari i grupit të ujqërve, ndërsa ariun Baloo e luan vetë Andrew Serkins.

Kemi të bëjmë me një subjekt ku kafshët janë të ngarkuara me përmbajtje simbolike. Dhe në film, takimet e Mowglit përfaqësojnë herë pas here hapa që e komplikojnë udhëtimin drejt vetëdijes dhe pjekurisë.

Në filmin që do të shfaqet në muajt e parë të 2019-ës, krahas shumë surprizave, mbetet të zbulohet se cilën botë do të zgjedhë Mowgli, atë të njerëzve apo të kafshëve.