Ballina LAJME Mourinho refuzon ofertën ‘e çmendur’, klubi kinez i ofron 100 mln euro...

Mourinho refuzon ofertën ‘e çmendur’, klubi kinez i ofron 100 mln euro pagë neto

Që prej dhjetorit i papunë qëndron Jose Mourinho. Për portugezin ofertat nuk kanë munguar, por ndërkohë ai po pret për klubin e duhur në Europë. Për të qëndruar në kontinentin e vjetër sipas ‘Sky Sport’, Mourinho ka refuzar një ofertë mjaft të çmendur.

Guangzhou Evergrande në Kinë i ka ofruar ‘special 1’ një kontratë 3-vjeçare me 100 mln euro pagë në total, por ky i fundit ka refuzuar pasi dëshiron të fitojë ende në Europë.

Mourinho mbi të tjera beson se mund të përsërisë sukset në Europë kur në 2004 me Porto-n dhe në 2010 me Inter-in fitoj Champions League.