Motorri i “Fast Food”, përplas këmbësorin, e lë me fraktura!

41

Motori i një biznesi “Fast Food”, që po shpërndante porositë ka përplasur një këmbësor në Vlorë.

Ngjarja është raportuar vetëm pak minuta më parë në rrugën transballkanike të Vlorës.

Mësohet se i aksidentuari është dërguar drejt spitalit me fraktura, por nuk ka rrezik për jetën.

Drejtuesi i motorrit është shoqëruar pranë komisariatit të Vlorës për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.