Ballina Aktualitet Moti, Viti i Ri parashikohet të hyjë me temperatura të ulëta

Moti, Viti i Ri parashikohet të hyjë me temperatura të ulëta

Meteorologët parashikojnë që masa ajrore polare të prekin të gjithë territorin e vendit.

Për ata që do të dalin të festojnë në sheshet e qyteteve të tyre momentin e ndërrimit të viteve duhet të bëjnë kujdes  e të kenë veshje të trasha. Rënia e temeraturave është vënë re që paraditen e kësaj të hëne të fundit të vitit 2018.

“Parashikohet rënie dhe nga data 1 janar dhe mbetemi me temepratura të ulëta nga -5 në zonat malore dhe bregdeti dhe zonat e ulëta varion nga -1 deri 2 gradë Celcius dhe maksimalet jo më shumë se 11,” – thotë meteorologia Lajda Porja.

Por ditë edhe më të ftohta na presin pas datës 3 janar ku i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga temeratura nën 0 gradë dhe reshje dëbore në zonat malore.

“Pritet që pas datës tre, temperaturat të shkojnë në – 13 grade Celcius në zonat malore, madje i gjithë territori pasi edhe Saranda pritet të shkojë në -1 apo -2 . I ftohti do të qëndrojë për 7 ditë e më pas kthehemi  në temperaturat tipike të dimrit shqiptar”, thotë Porja.

Java e parë e vitit 2019, përveç faktit se do të jetë shumë ftohtë do të karakterizohet nga mot i kthejllët, shoqëruar herë pas here me vranësira, por pa reshje shiu.