Ballina Uncategorized Moti, priten ndryshime dhe reshje intensive në vend

Moti, priten ndryshime dhe reshje intensive në vend

Ditëve të ngrohta mesa duket i erdhi fundi. Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive, në shumicën e qarqeve të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet si Vlora dhe Gjirokastra priten reshje shumë intensive.

Gjithashtu ka mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 12/16 °C, në vendet e ulëta 11/18 °C dhe në vendet malore 4 /10 °C, ndërsa era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë.