Moti për javën në vazhdim! A do të vijojë “vapa përvëluese”?

35
Shërbimi meteorologjik ushtarak ju njeh me kushtet e motit gjatë kësaj jave.
E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.
Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.
Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.
Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.
Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten.