Ballina Aktualitet Moti, parashikimi për ditën e sotme

Moti, parashikimi për ditën e sotme

Gjatë gjithë ditës Shqipëria dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, më të theksuara në veri dhe qendër, ku në ekstremin verior pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar reshje të dobëta dhe të izoluara.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga 1 në 21-22 gradë.