Ballina Aktualitet Moti, meteorologët: Ditë më të freskëta pas së dielës

Moti, meteorologët: Ditë më të freskëta pas së dielës

Fundjava është parashikuar përvëluese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe gjithë rajonin. Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë edhe vendin tonë, por pas kësaj fundjave gjërat pritet të ndryshojnë disi.

Sipas Meteoalb, e diela vijon me kthjellime deri pasdite, kur vranësirat lokale zhvillohen në veri dhe zonat lindore, duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri, por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat perëndimore.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve, por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve, duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore.

Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3°C më të freskëta, krahasuar me këtë fundjavë. Megjithatë, pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.