Moti i keq/Pezullohen lundrimet Durrës-Bari e anasjelltas

305

Moti i keq ka pezulluar transportin detar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Udhëtimet e trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të anullohen për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Gjatë mbrëmjes së sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port.

Porti italian i Barit njofton se 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit nuk do të nisen.

Sipas sinoptikanëve, gjatë natës forca e detit do të arrijë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës mbi 70 km/orë.