Në zonat perëndimore pritet që reshjet dëborës të shkrihen gjatë natës.
Në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri të dielën pas mesditës.
Priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm.
Mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.
Orët e mesditës do të ulin temperaturat në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit deri në -7°C maksimumi i së dielës në zonat veriore dhe lindore të vendit por brigjet jugore të Jonit do të qëndrojnë rreth 5°C, maksimum i pritshëm në Sarandë.
Sipas Meteoalb, i ftohti i acartë do të mbizotërojë edhe në pjesën e parë të javës tjetër.