Ballina BOTA Moskë, ministria e Punëve të Jashtme: Ushtria e Kosovës, krijon pasoja serioze...

Moskë, ministria e Punëve të Jashtme: Ushtria e Kosovës, krijon pasoja serioze në Ballkan

Moska shprehet se formimi i ushtrisë mund të ketë pasoja serioze për sigurinë në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerëson se “një hap i tillë mund të jetë shkelja më e rëndë direkte e Rezolutës 1244 e OKB-së”.

“Ky është edhe një hap provokues dhe destabilizues pas  vendosjes së taksës prej 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja,” – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Ushtria mund të sjellë pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe për sigurinë e Ballkanit në tërësi. Nga Moska shpresojnë se forcat ndërkombëtare që janë në Kosovë do t’i përmbahen mandatin që kanë dhe një rast të paralajmërimit të strukturave të tilla menjëherë do të marrin masa për neutralizimin e tyre dhe çarmatimin.

Sipas MPJ-së ruse sponzoruesit e Prishtinës, BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion tek shqiptarët e Kosovës që të tërhiqen nga vendimet e tyre provokuese dhe t’i ndalin ato.