Ballina Aktualitet Mosdekretimi i Lleshit, presidenti Meta: të lexojnë Kushtetutën

Mosdekretimi i Lleshit, presidenti Meta: të lexojnë Kushtetutën

Pas përplasjes që solli mosdrektimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm mes Presidencës dhe Kryeministrisë, sot në një deklaratë për mediat erdhi dhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Meta sugjeroi të gjithë ata që kanë të tjera mendime për këtë çështje, që të lexojnë Kushtetutën dhe të njohin kompetencat e presidentit dhe se ndër të tjera në kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim.

“Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e  presidentit për një ministër sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti,”- tha më tej kreu i presidencës.