“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi”, Kalo ndan recetën e “optimizmit gastronomik”

34

Mjeku i njohur i Infektivit, i ndodhur në vijë të parë kundër luftës ndaj Covid-19 ka ndarë me ndjekësit dhe gjithë qytetarët shqiptarë një status optimist, ku jep forcë dhe kurajo për të gjithë ne duke siguruar se kjo situatë do të kalohet shumë shpejt. Ndër të tjera ai sugjeron një optimizëm gastronomik teksa publikon foton e gatimit tërësisht me produkte shqiptare.

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik.

Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.

Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”, shkruan Kalo.