Ballina KULTURË Mos harroni çadrat, deri më datë 15 maj Shqipëria “pushtohet” nga shirat

Mos harroni çadrat, deri më datë 15 maj Shqipëria “pushtohet” nga shirat

Maji është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik. Pjesa e pare do te jete e freskët dhe me reshje.

“Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të kemi një pauzë të reshjeve.

“E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Po kur do të marrë ngjyrat e pranverës maji?

“Gjate 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë”.