Ballina Aktualitet Morinë, bllokohen ilaçe kontrabandë dhe një sasi mallrash

Morinë, bllokohen ilaçe kontrabandë dhe një sasi mallrash

Specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës një sasi mallrash dhe ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL., pas kontrollit në skaner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë percjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.