Mori “BMW-në” me qira e aksidentoi për vdekje një këmbësor, shpallet në kërkim 20 vjeçari

36

Është vënë në pranga autori i dyshuar i aksidentit me pasojë vdekjen në Elbasan. Ai u identifikua si Sh.B., 20 vjeç dhe është shpallur në kërkim.

I riu mësohet se është banues në Elbasan.

Por si ndodhi ngjarja?

Të mërkurën në mbrëmje te sheshi “Gensher” në Elbasan duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar këmbësorin të identifikuar si D.Gj., 57 vjeç. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se mjeti me të cilin qarkullonte 20 vjeçari ishte i marrë me qira.

Drejtuesi është larguar nga vendngjarja, por vijon puna për kapjen e tij!