Morët javën tuaj të pushimit? Zbuloni se si do të jetë moti për 4 ditët në vazhdim!

42

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat spo i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

Nessuna descrizione della foto disponibile.