Morën peng 25-vjeçarin / Policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim të tretin

26
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të tretë me akuzën e pengmarrjes.

Uniformat blu kanë ndaluar shtetasit Erjon Agalliu dhe Arben Bleta të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë marrë peng një 25-vjeçar. Rregullimi i larvatriçes është bërë shkak i konfliktit mes këtyre shtatasve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.