Ballina LAJME “Monstra e Peshkopisë” i dënuar përjetë, i vë flakën qelisë së burgut

“Monstra e Peshkopisë” i dënuar përjetë, i vë flakën qelisë së burgut

Sot, në burgun e Fushë-Krujës, i burgosuri Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë së burgut.

Ziza ka pësuar disa lëndime në trup dhe momentalisht ndodhet në spitalin e burgut nën kujdesin e mjekëve. Ziza njihet ndryshe edhe si “Mostra e Peshkopisë”.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik.

Ngjarja:

Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.