Ballina Aktualitet Monika Kryemadhi të rinjve: Ne dështuam, bëjeni ju Shqipërinë

Monika Kryemadhi të rinjve: Ne dështuam, bëjeni ju Shqipërinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë e kësaj force politike u shpreh se klasa politike shqiptare ka dështuar në bërjen e Shqipërisë dhe tashmë të rinjtë duhet të marrin në dorë vendin.

“Ju motivojmë më shumë ju sepse ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe i vetmi mëkat që ne duhet të shlyejmë është që tju japim forcën ju, guximin dhe kurajon që ta bëni ju Shqipërinë dhe të bëhet ajo Shqipëri që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë se 30 viti e tranzicionit për hir të së vërtetës i kanë kushtuar Shqipërisë, brezave dhe i kanë kushtuar atyre shqiptarëve që nuk janë sot në Shqipëri, por kanë emigruar, por mbi të gjitha kanë rrudhur dhe kanë plakur zemrat e nënave shqiptare, të cilat qajnë cdo ditë”, tha Kryemadhi.