Ballina Aktualitet Monika Kryemadhi: Nesër Ramës do t’i heqim prizën

Monika Kryemadhi: Nesër Ramës do t’i heqim prizën

E sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, siç vetë ajo e cilësoi, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI-së Tiranë nuk harroi të falenderojë është njëherë të gjithë ata që e mbështetën në fitimin e kësaj beteje. Sa i pèrket protestës, Kryemadhi tha se nesër Ramës do t’i hiqet priza.

Ne e kemi vendosur, do ja heqim prizën. Nuk ka më asnjë moment dhe asnjë kompromis me një njeri i cili jo vetëm që ka punuar dhe po punon për grupin e tij të klientëve prej pesë vetash, por përkundrazi ka varfëruar shqiptarët. Nuk ka kompromis me askënd i cili jo vetëm që premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. 

I cili rriti taksat, rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti faturën e ujit, rriti koston e jetesës për shqiptarët, ndërsa rrogat përkundrazi i la aty ku ishin, duke zhvlerësuar lekun shqiptar dhe duke u krijuar shqiptarëve një pasiguri shoqërore, ekonomike dhe duke mos iu garantuar atyre të ardhmen e fëmijëve. 

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë vajzave shqiptarë dhe nënave shqiptare që nesër të jemi në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, nuk do të jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare.Vetëm një protestë madhështore do të jetë goditja më e madhe për fytyrën e krimit të organizuar dhe emrin e krimit të organizuar që është Edi Rama.