Ballina LAJME Monika Kryemadhi: Këta janë dy njerëzit brenda Kryeministrisë që i zgjasin Ramës...

Monika Kryemadhi: Këta janë dy njerëzit brenda Kryeministrisë që i zgjasin Ramës jetën politike

E ftuar në emision, Monika Kryemadhi foli edhe për njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi veçoi dy njerëz në stafin e Ramës që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të kryeministrit.

“Vali Bizhga dhe Ëngjëll Agaçi janë njerëzit që i zgjasin jetën politike Ramës”, – tha Kryemadhi.

Vali Bizhga është drejtoreshë e kabinetit të kryeministrit, ndërsa Ëngjëll Agaçi është Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Kryemadhi tha se Bizhga është një grua shumë e fortë dhe menaxhon të gjithë agjendën politike të Ramës, ndërkohë që Agaçi mbulon çështjet ligjore.