Ballina BOTA Monako, jahti “Ufo”

Monako, jahti “Ufo”

Projektet e jahteve luksoze janë nga më të ndryshmet, e shumë prej tyre kanë një karakteristikë specifike që i bën më të veçantë nga pjesa tjetër.

Në Monako, dizenjuesi George Lucian ka sjellë një jaht krejt të ndryshëm e të veçantë, i cili duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Projekti i tij është bazuar tek të dhënat mbi dizajnin e një anije kozmike aliene që pretendohet se ka rënë mbi Roswell pranë New Mexico në vitin 1947.

 

Tema e UFO-ve nuk duket se do të përfundojë, pasi George Lucia kërkon ta bëjë sa më të padukshëm  superjahtin të cilin e ka quajtur “My Roswell”.